Вести:
Tools
You are here: Почетна|QENDRA E MEDIAS|Lajme/Të reja|VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E BULLGARISË - DITA E PARË
VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E BULLGARISË - DITA E PARË pdf Shtyp Email
E hanë, 07 Tetor 2019 13:12

Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë (ATA Maqedoni) në realizimin e funksionit të tij, e cila nënkupton promovimin e idesë dhe vlerave euro-atlantike në shoqërinë tonë, ka filluar një projekt të ri i cili po implementohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Opening  1

Projekti i titulluar "Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes" konsiston në disa faza dhe synon të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve rinore dhe udhëheqësve të ardhshëm e gjithashtu politik-bërësve në mbështetje të vlerave demokratike, qeverisjes së mirë dhe përfshirjes së shoqërisë më të gjerë në vendimmarrje dhe në krijimin e proceseve në vend.

Si pjesë e projektit, në periudhën kohore nga 1 deri më 3 Tetor 2019, ATA Maqedoni organizoi një vizitë pune / studimore tre-ditore në Republikën e Bullgarisë ku morën pjesë të rinj nga mosha 18-30 vjeç (pas një shpalljeje të lëshuar nga ATA Maqedoni) ku ata kishin disa vizita studimore në institucione shtetërore dhe joqeveritare, duke përfshirë: Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Kabinetin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe Klubin Atlantik të Bullgarisë.

Opening 2

Fjalimet hapëse në këtë event ishin nga z. Ivan Naydenov, Sekretar i Përhershëm i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe z. Ismet Ramadani, President i ATA Maqedoni. Moderator i hapjes së ngjarjes ishte Z. Ilija Djugumanov, anëtar i Kryesisë së ATA Maqedoni dhe Drejtor i projektit, i cili dha një përmbledhje të shkurtër të objektivave të projektit dhe nevojës për një iniciativë të tillë për të dy vendet në kontekstin e veçantë shoqëror dhe politik.

Opening 4

Z. Ivan Naydenov, Sekretar i Përhershëm i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, përshkroi problemet dhe sfidat për të rinjtë në Bullgari, rëndësinë e iniciativave rinore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve për t’i tejkaluar këto sfida.

Z. Ismet Ramadani, President i ATA Maqedoni, theksoi marrëveshjen historike politike mbi miqësinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. Si një hap përpara në forcimin e marrëdhënieve tona, por edhe si një bazë për të ardhmen e ndërsjellë në bashkëpunimin midis dy vendeve. Ai gjithashtu inkurajoi pjesëmarrësit e rinj që të përfshihen më shumë dhe të marrin pjesë aktive në proceset politike dhe politikat në vendin tonë.

Opening 3

Hapja e kësaj ngjarjeje ishte në formën e tryezës së rrumbullakët ku pjesëmarrësit e eventit diskutuan gjithashtu për çështjet aktuale që lidhen me pjesëmarrjen e të rinjve përfshirë politikat dhe mekanizmat ekzistuese, faktorët dhe mënyrat të cilat i kufizojnë ata por edhe se si ti kalojnë ato, çështjen e tokenizmit dhe nevojën për aktivitet më të madh rinor në çdo aspekt të funksionimit të shoqërisë.

MFA 1

Gjatë ditës së parë të vizitës në Bullgari, pjesëmarrësit vizituan Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, ku u takuan me ekipin diplomatik dhe Drejtorët për NATO, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Evropën Juglindore, si dhe përfaqësuesit e Institutit Diplomatik të Ministrisë. Gjatë takimit, fokusi i diskutimit u përqëndrua në atë se si të rinjtë mund të integrohen në procesin e vendimmarrjes dhe si të sigurojnë një angazhim më të madh të të rinjve përmes përdorimit aktiv të teknologjisë digjitale.

MFA 2

Pjesëmarrësit e vizitës studimore ishin 15 të rinj të moshës 18-30 vjeç, studentë dhe profesionistë të rinj, si dhe të rinj me përvojë në hartimin e politikave rinore. Përveç kësaj, në vizitat e punës morën pjesë gjithashtu përfaqësues të ATA Maqedoni dhe z. Ismet Ramadani, Presidenti i ATA Maqedoni.

MFA 3

 

PUBLIKIMET

scholl dizajn web