VIZITË STUDIMORE NË REPUBLIKËN E BULLGARISË - DITA E DYTË Shtyp
E martë, 08 Tetor 2019 09:56

Gjatë ditës së dytë të vizitës së punës në Republikën e Bullgarisë, e cila është pjesë e projektit të Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, me titull "Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes", pjesëmarrësit dhe ekipi i ATA Maqedoni vizitoi Kabinetin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë dhe Klubin Atlantik të Bullgarisë.

President 1

Gjatë vizitës në Kabinetin e Presidentit, të pranishmit u takuan me H.E. Rumen Radev, President i Republikës së Bullgarisë. Z. Rumen Radev theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjet politike, rëndësinë e integrimit euro-atlantik për Maqedoninë e Veriut në krijimin e institucioneve gjithëpërfshirëse dhe theksoi rolin kryesor të rinisë në procesin e monitorimit të vendimeve politike si thelbësore për zhvillimin e demokracisë. Ai theksoi se angazhimi i gjithë shoqërisë është thelbësor në këto procese. Znj. Veronica Orbetsova, Këshilltare e Politikës së Jashtme dhe Znj. Maria Jurkova, Shefe e Departamentit për "Strategji, Analiza dhe Parashikime", ua prezantuan pjesëmarrësve, iniciativat ekzistuese për përfshirjen e të rinjve në proceset politike në Bullgari, por edhe aktivitetet e tjera ekzistuese për integrim.

President 2

President 3

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë, të bëjnë sygjerime dhe të tregohen të kujdesshëm mbi sfidat e të dy vendeve për sa i përket përfshirjes së të rinjve.

President 4

Vizita tjetër e punës u zhvillua në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, ku prezantime u bënë nga përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore në Ministri. Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me programin "Fillimi i Karrierës" për të rinjtë në Bullgari që synojnë të fitojnë përvojë pune, mundësi e ofruar nga arsimi ushtarak për të rinjtë në Bullgari, si dhe një përmbledhje të historisë, strukturën e ministrisë dhe historinë ushtarake të Bullgarisë.

MoD

Aktiviteti i fundit, i cili ishte pjesë e vizitës punuese në Bullgari, ishte vizita e Klubit Atlantik të Bullgarisë. Një organizatë që merret me promovimin e vlerave të Atlantikut në Bullgari, por edhe me përfshirjen aktive të të rinjve në këto procese. Në Klubin Atlantik të Bullgarisë u mbajt një prezantim nga Amb. Elena Portodorova dhe Amb. Biserka Benisheva.

MoD 2

Amb. Elena Portodorova, Zëvendës Presidente e Shoqatës Atlantike, përshkroi procesin, qëllimin dhe sfidat e Klubit Atlantik të Bullgarisë, projektet ekzistuese dhe të kaluara, si dhe nismat rinore. Amb. Biserka Benisheva dha një përmbledhje më të gjerë të sfidave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të anëtarësimit në BE dhe rëndësisë së të rinjve në këto procese. Anëtarët e rinj të Klubit Atlantik të Bullgarisë prezantuan nismën e tyre "Ambasadorët e Rinj" dhe përshkruan qëllimin e programit. Pjesëmarrësit patën mundësinë për t'u lidhur me bashkëmoshatarët e tyre nga Bullgaria dhe për të shkëmbyer përvoja mbi problemet ekzistuese dhe sfidat për të rinjtë në të dy vendet.

MoD 3

Mod 4

Pjesëmarrës të vizitës studimore ishin 15 të rinj të moshës 18-30 vjeç, studentë dhe profesionistë të rinj, si dhe të rinj me përvojë në hartimin e politikave rinore. Përveç kësaj, në vizitat e punës morën pjesë gjithashtu përfaqësues të ATA Maqedoni dhe z. Ismet Ramadani, Presidenti i ATA Maqedoni.

ATA BG

Gjatë ditës së dytë të vizitës, z. Ramadani u takua me Z. Tsvetan Tsvetanov, Kryetar i Bordit Menaxhues dhe Znj. Sofia Petkova, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Sigurisë Euro-Atlantike në Sofje.

sredba na Ismet