Вести:
Tools
You are here: Почетна|QENDRA E MEDIAS|Lajme/Të reja|Konferenca Përfundimtare – Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes
Konferenca Përfundimtare – Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes pdf Shtyp Email
E mërkurë, 20 Nandor 2019 14:10

Me rastin e përmbylljes së projektit me titull "Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes", Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë organizoi Konferencën Përfundimtare për prezantimin e rezultateve në kuadër të hulumtimit gjashtë-mujor, duke ngritur pyetje tek pjesëmarrja e të rinjve dhe diskutimi i sfidave dhe barrierave që ndikojnë në angazhimin e të rinjve.

IMG 5427

Konferenca përbëhej nga dy senaca: hapja zyrtare dhe diskutimi në panel.

IMG 5446

Folësit kryesor në hapjen zyrtare ishin z. Ismet RAMADANI, President i ATA Maqedoni; H.E. z. Stevo PENDAROVSKI, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Dr. Arbër ADEMI, Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut; dhe Dr. Solomon PASSY, President nderi i Klubit Atlantik të Bullgarisë.

IMG 5430

Z. Ismet RAMADANI, President i ATA Maqedoni, theksoi se ky projekt është një shembull i rëndësishëm i përpjekjeve të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për të kontribuar në promovimin e demokracisë në të dy vendet, si dhe mundësinë për të fituar përvojë dhe për të kuptuar përfitimet e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe BE, përmes suksesit të shembullit bullgar. Ai u dërgoi një mesazh Ambasadave me qendër në Maqedoninë e Veriut për të vazhduar mbështetjen e tyre, pasi nuk kemi asnjë alternative jashtë NATO-s dhe BE-së.

IMG 5431

H.E. Z. Stevo PENDAROVSKI, President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi në fjalimin e tij se pa krijimin e mekanizmave për pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes, si dhe pa i inkurajuar ata që të marrin pjesë aktive, nuk mund të presim përparim dhe prosperitet për vendin tonë. H.E. Z. Pendarovski shtoi se është përgjegjësia jonë të ofrojmë kushte dhe perspektiva më të mira për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se "pa u dëgjuar zëri i tyre, pa pjesëmarrjen e tyre cilësore, pa politika të suksesshme rinore, do të jetë e pamundur".

IMG 5444

Dr Arbër ADEMI, Ministri i Arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi se të rinjtë duhet të përfshihen në vendimet që i shqetësojnë ata dhe se nevojitet një përqendrim i vazhdueshëm në nevojat e tyre. Ai shtoi se arsimi është një nga faktorët që ndikojnë më së shumti në kapacitetet e çdo vendi.

IMG 5433

Dr. Solomon PASSY, President nderi i Klubit Atlantik të Bullgarisë, nënvizoi se kur Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotë e NATO-s, anëtarësimi në BE do të jetë një detyrë shumë më e lehtë.

Në panelin e diskutimit, moderator ishte z. Ilija DJUGUMANOV, Drejtor i Projektit dhe Anëtar i Presidencës së ATA Maqedoni; H.E. Z. Angel ANGELOV, Ambasador i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut; Z. Darko KAEVSKI, Drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport; Dr Rizvan SULEJMANI, Profesor Universiteti; dhe Znj. Maria JANKULOSKA, Koordinatore e Kërkimit në Këshillin Euro-Atlantik të Maqedonisë.

IMG 5434

Z. Ilija DJUGUMANOV, Drejtor i Projektit dhe Anëtar i Kryesisë së ATA Maqedoni, i cili gjithashtu moderoi seancën e panelit, shpjegoi qëllimet dhe aktivitetet e projektit. Ai u dërgoi një mesazh politikëbërësve dhe të gjithë aktorëve përgjegjës se duhet të investojmë më shumë në edukimin qytetar, të gjejmë forma më të përshtatshme të shkëmbimit të informacionit dhe të krijojmë një strategji të ndërtimit të aftësive për perspektivat e ardhshme të të rinjve.

IMG 5449

H.E. Z. Angel ANGELOV, Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fjalën e tij vlerësoi përpjekjet për kontributin në proceset e integrimit Euro-Atlantik dhe përpjekjet për integrimin e të rinjve në këto procese.

IMG 5451

Z. Darko KAEVSKI, Drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, përshkroi përpjekjet e Agjencisë për të përmirësuar politikat e rinisë, ligjin e ri për rininë që është në proces të miratimit si dhe rregullimin e çështjeve thelbësore të pjesëmarrjes dhe përfshirjes së të rinjve, si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e përgjithshme politike.

IMG 5452

Dr. Rizvan SULEJMANI, Profesor Universitetar, tha që të rinjtë duhet të bëjnë përpjekje dhe të ndikojnë në vendimmarrje sepse me angazhimin e tyre e gjithë shoqëria do të ketë prosperitet dhe përparim më të madh.

IMG 5454

Marija JANKULOSKA, Koordinatore e Kërkimit në Këshillin Euro - Atlantik të Maqedonisë, prezantoi rezultatet e hulumtimit dhe nënvizoi rekomandimet për politikat e ardhshme që do të kontribuojnë në më shumë mundësi për vendimmarrjen e të rinjve.

IMG 5435

Në konferencë morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë, politikë-bërës, ekspertë dhe profesionistë, përfaqësues nga ambasadat e BE / NATO në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shoqëria civile, akademia dhe media, si dhe 60 të rinj me profil arsimor të ndryshëm.
Ngjarja u përmbyll me pyetje dhe diskutime të cilat u parashtruan nga studentët dhe të rinjtë.

IMG 5455

Projekti u mbështet drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

IMG 5438

Projekti kishte për qëllim që të hartojë problemet dhe sfidat për pjesëmarrjen e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, të ofrojë njohuri krahasuese me përfshirjen e të rinjve në Bullgari (si vend i integruar në strukturat Euro-Atlantike) dhe të adresojë çështjet kryesore përmes diskutimeve, analizave krahasuese dhe rekomandimeve. Projekti gjithashtu ishte i drejtuar në rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi përfitimet e anëtarësimit të shtetit në NATO dhe BE, përmes suksesit të shembullit bullgar.

IMG 5439

 

PUBLIKIMET

scholl dizajn web