Вести:
Tools
You are here: Почетна|QENDRA E MEDIAS|Lajme/Të reja|Komunikatë për shtyp COVID-19
Komunikatë për shtyp COVID-19 pdf Shtyp Email
E mërkurë, 18 Mars 2020 14:53

logo en

Të nderuar,

Për shkak të përhapjes së madhe të virusit COVID-19, dëshirojmë t'ju informojmë se në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë është duke funksionuar me një intensitet të ngadalësuar dhe fuqi punëtore minimale.

Me qëllim të mbrojtjes personale dhe ruajtjes së shëndetit publik, ne dëshirojmë t'ju informojmë se Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë anulon të gjitha ngjarjet e planifikuara në periudhën e ardhshme, përfshirë këtu edhe ngjarjen tradicionale "4 Prilli: Dita e NATO-s", të cilën Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë e organizon në 20 vitet e fundit në vendin tonë, duke nderuar nënshkrimin e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Republika e Maqedonisë së Veriut më 17.03.2020 ka pranuar ratifikimin e fundit të Protokollit të pranimit në NATO, nga organi legjislativ i Mbretërisë së Spanjës, duke përfunduar procesin e pranimit në Aleancë. Hapi i ardhshëm dhe i fundit në këtë proces është depozitimi i nënshkrimeve të Shteteve Anëtare në Uashington.

Ne i bëjmë thirrje organizatave të tjera jo-qeveritare, institucioneve dhe sipërmarrësve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të ndjekin hapat e Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë, dhe rekomandimet e institucioneve përkatëse, me një qëllim të përbashkët, parandalimin e pandemisë dhe kthimin sa më të shpejtë në punën e rregullt, në detyrat përkatëse.

Ne kërkojmë nga anëtarët tanë, mbështetësit, partnerët dhe publiku i gjerë që të zbatojnë në mënyrë të padiskutuar masat dhe rekomandimet e dhëna nga OBSH, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria, dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Shëndeti Publik është përparësia jonë, le ta ruajmë së bashku!

 

PUBLIKIMET

youth empowerment