Вести:
Tools
You are here: Почетна|RRETH NESH
RRETH NESH pdf Shtyp Email

Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut (ATA Maqedoni) është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1997 në Shkup, e cila në ekzistencën e saj mbulon një zonë strategjike për Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç janë integrimi dhe promovimi i idesë Euro-Atlantike e gjithashtu edhe vlerat në shoqërinë tonë. Për të afirmuar konsensusin politik i cili dominon për këtë çështje dhe është me interes shtetëror për Republikën e Maqedonië së Veriut, ATA Maqedoni i bashkon njerëzit nga profilet e ndryshme kombëtare, politike, intelektuale dhe biznesi. ATA Maqedoni ka marrëdhënie të ngushta me institucionet shtetërore si Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, Zyra Ndërlidhëse e NATO-s në Shkup, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, OJQ-ve, fondacioneve, mediave e poashtu edhe përfaqësuesve diplomatik në vend.

Në kuptimin më të gjerë, ATA Maqedoni përmes aktiviteteve të saj promovon mbështetjen e plotë të të demokracisë, të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si anëtar i Asociacionit të Traktatit të Atlantikut (ATA), ATA Maqedoni është pjesë e rrjetit të shoqatave kombëtare të cilat e përbëjnë ATA-n dhe si i tillë ka bashkëpunim të vazhdueshëm me anëtarët e ATA-s – shoqatat kombëtare si dhe me NATO-n dhe strukturat e BE-së.
Qëllimet
•    Promovimi i idesë Euro-Atlantike në Republikën e Maqedonisë së Veriut
•    Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave për qëllimet dhe vlerat Euro-Atlantike
•    Bashkëpunimi me këshillat dhe shoqatat Euro-Atlantike jashtë vendit
•    Puna në projekte për promovimin e vlerave demokratike, sigurisë dhe të drejtave të njeriut
•    Ngritja e vetëdijes publike për çështjet që kanë të bëjnë me ndërlikimin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

Deri më tani, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut vazhdimisht është aktive me pjesëmarrje në të gjitha aktivitetet e ATA-s në iniciativat rajonale dhe kombëtare, e gjithashtu edhe në të gjitha konferencat, seminaret dhe debatet që janë pjesë e Asociacionit Atlantik.

Bashkëpunimi do të vazhdojë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet tjera qeveritare, përfaqësuesit diplomatik dhe elementët e tjerë relevant për integrimet Euro-Atlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

PUBLIKIMET

scholl dizajn web