|
E premte, 28 Qershor 2019 11:18 |
|
Më 27 qershor 2019, delegacioni i ATA Maqedoni zhvilloi takim me Presidentin e sapoemëruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

Ekipi I ATA Maqedoni ia përcolli urimet Presidentit të sapozgjedhur dhe diskutoi mbi aktivitetet dhe rolin e ATA Maqedoni në proceset e integrimit Euro-Atlantik.
Mes tjerash, në këtë takim u diskutua për situatën politike dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut ku theksi ishte tek situata e sigurisë në vend dhe rajon.
Për më tepër, në këtë takim u diskutuan aktivitetet e ardhshme të ATA Maqedoni dhe u specifikua bashkëpunimi i ardhshëm për çështje me interes të përbashkët.
Delegacioni përbëhej nga z.Ismet Ramadani, Presidenti i ATA Maqedoni, znj.Angelka Peeva Laurencic, anëtare e Klubit të Biznesit të ATA Maqedoni dhe z.Ilija Djugumanov, anëtar i Presidencës së ATA Maqedoni. |