|
E enjte, 05 Shtator 2019 11:53 |
|

Marrëveshja historike për miqësi dhe marrëdhënie të mira fqinjësie midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, theksoi edhe një herë rolin e bashkëpunimit rinor dhe nevojën për lëvizje e gjithashtu edhe pjesëmarrje midis dy vendeve. Në këtë mënyrë u jepet mundësia të mësojnë nga përvoja e Republikës së Bullgarisë në procesin e vendimmarrjes si një shtet anëtar shumë-vjeçar i BE-së dhe NATO-s.
Në frymën e një bashkëpunimi të tillë për t’i shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut dhe Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shkup, kanë filluar një projekt me titull: "Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes” që do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve rinore dhe udhëheqësve të ardhshëm por gjithashtu edhe politikë-bërësve në mbështetje të vlerave demokratike, qeverisjes së mirë dhe përfshirjes së shoqërisë më të gjerë në proceset e vendimmarrjes në vend.
Projekti, gjithashtu, synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi përfitimet e anëtarësimit të shtetit në NATO dhe BE, përmes suksesit të shembullit bullgar.
Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Shkup, në kuadër të këtij projekti të përbashkët: "Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes", shpall THIRRJE për të rinjtë e moshës 18-30 vjet për pjesëmarrje në një vizitë studimore tre-ditore (dy netë) në Sofje, Bullgari, e cila do të zhvillohet nga 30.09.2019 deri në 04.10.2019.
Gjatë kohës së vizitës do të mund të organizohen vizita të institucioneve shtetërore dhe jo-shtetërore siç janë:
- Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Kabineti i Presidentit të Republikës së Bullgarisë - Organizatat Jo-Qeveritare (OJQ) nga fusha e NATO-s dhe BE-së - Degët partiake dhe organizata të të rinjve - Muzeu Nacional i Bullgarisë Kërkesat e aplikimit: - Mosha: 18 deri në 30 vjet - Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Studentë universitarë, pasuniversitarë dhe doktoratë ose profesionistë të rinj të punësuar në institucione shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të rinj me përvojë në hartimin e politikave rinore - Interes dhe njohuri për çështje që lidhen me sigurinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik
Të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e aplikimit duhet të dorëzojnë CV-në e tyre personale dhe letrën motivuese (500-1000 fjalë, shkronja Times New Roman, madhësia 12 (font), 1.5 (hapësira). Jo më vonë se me datë 23.09.2019 deri në ora 16:00h tek
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
me temën "Aplikim për vizitë studimore". Kostot per rrugë dhe fjetje janë të mbuluara plotësisht.
Këshilli Euro–Atlantik i Maqedonisë së Veriut ka të drejten t’i refuzojë kandidatët të cilët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e dhëna.
Secili nga pjesëmarrësit do të merr Certifikatë për pjesëmarrje.
|